Besfort Lamallari ashpërson qëndrimin ndaj ndërtimeve pa leje, jep dorëheqjen kreu i IKMT në Vlorë pas takimit në Sarandë

Data

Pas takimit të zhvilluar në Sarandë nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, mbi problematikat e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, është larguar nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT në Vlorë, Elton Caslli.

Sipas raportimeve, Caslli ka paraqitur dorëheqjen pas nisjes së procedurave administrative nga IKMT qendrore, për shkak të mosushtrimit të detyrave funksionale dhe pasojave të konstatuara në territor.

Gjithashtu, është iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj përgjegjësit të Sektorit të Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale të Vlorës, Xhovalin Hoxhaj.

Takimi i ministrit Lamallari në Sarandë erdhi pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ndërtimet pa leje dhe zaptimin e hapësirave publike, çështje që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit lokal.

Gjatë fjalës së tij, ministri paralajmëroi masa të forta ndaj çdo rasti të mosveprimit institucional.

“Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë dhe përgjegjësi për çdo mosveprim institucional. Ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike apo abuzimet në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, janë një vijë e kuqe”, deklaroi Besfort Lamallari.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related