“E bëri universiteti, jo ministria…” Vajza me çrregullime autizimi, hidhet në rrugë

Data

Nëna e një vajze 20-vjeçare me çrregullime të spektrit autik, kërkon që vajza të ndjekë universitetin, pasi ka prirje në not. Nga Universiteti i Sporteve ka mësuar që janë dy kuota për studentët me aftësi ndryshe, por nuk ka program për ta.

Në ministri zonja ka marrë informacion se ato dy kuota janë kthyer në kuota për studentë normalë, duke lënë vajzën e saj jashtë mundësisë së shkollimit.

 “Unë kam vajzën 20 vjeçe, e kam me aftësi ndryshe. Ka mbaruar shkollën e mesme. Vajza është shumë e mirë në not dhe në kërcim, ka shumë dëshirë që të bëhet mësuese noti. Unë shkova tek Universiteti i Sporteve, më thanë që ‘ne kemi një kuotë të lirë, por nuk kemi program, programin e bën ministria’. Unë shkova tek ministria dhe më tha që ‘programin e bën universiteti, ne thjesht e miratojmë.’ Ministria më kthen përgjigje dhe më thotë që kuota nuk është më, sepse është kthyer për fëmijë normal, ‘ne s’kemi pasur kërkesa’’, ndërkohë që unë ngela në derë të atyre. Kështu që vajza ime ngelet pa shkollë, ndërkohë që është një fëmijë që ka nevojë më shumë nga të gjithë për shkollë sepse po e pret me shumë dëshirë shkuarjen në shkollë, sepse ajo i ka me shumë qejf dhe me shumë pasion sportet dhe më thotë ‘mami unë kur do të shkoj në shkollë me shokët e mi?”, thotë denoncuesja.

Dekani i Universitetit të Sporteve e adreson këtë problematikë në Ministrinë e Arsimit. Ndërsa në ministri e njihnin problemin, por e kthyen sërish në Universitet, duke argumentuar se kthimin e kuotave për studentët me aftësi ndryshe, e ka bërë Universiteti.

Dekani: Vendosja e kuotave, rialokimi i kuotave, është një proces përtej meje. Lidhur me kuotat, ato janë vendime senati, që i kanë miratuar, i kanë… Por unë kujtoj, që nëse jam korrekt, që i kam thënë, që paralelisht duhet të ketë një korrespondencë midis dhe kryesisht me Ministrinë e Arsimit dhe këtu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related