Albana Vokshi: Deri në orën 11:00 kanë votuar 11.906 anëtarë në referendumin për Sali Berisha në Partia Demokratike

Data

Partia Demokratike ka bërë publike të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku kandidon i vetëm Sali Berisha.

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaroi se deri në orën 11:00 kanë votuar 11.906 anëtarë, që sipas saj përfaqësojnë rreth 23% të anëtarësisë me të drejtë vote.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga strukturat organizative të PD-së, në total janë 51.737 anëtarë të thirrur për të marrë pjesë në votim.

Procesi po zhvillohet në:

  • 77 degë të Partisë Demokratike;
  • 87 qendra votimi në të gjithë vendin.

“Atëherë, kjo është dalja e parë e KOKOE-s. Po ju informojmë për të dhënat e para që kemi marrë nga 77 degë të Partisë Demokratike. Procesi ka nisur dhe po vijon i qetë, pa asnjë problem dhe me pjesëmarrje të lartë”, deklaroi Vokshi.

Ajo shtoi se procesi i votimit do të vijojë deri në orën 18:00, ndërsa të dhënat për pjesëmarrjen do të publikohen periodikisht gjatë ditës.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve mbi numrin total të votuesve, Albana Vokshi konfirmoi se “51.737 anëtarë të Partisë Demokratike kanë të drejtë vote në këtë proces”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related