Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët për mashtrime online me faqe false që imitojnë e-Albania

Data

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me një apel publik për qytetarët, duke paralajmëruar për raste mashtrimi online përmes faqeve të rreme që imitojnë platformën zyrtare e-Albania.

Sipas njoftimit të AKSK-së, është identifikuar një rast phishing i shpërndarë kryesisht në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen drejt faqeve të falsifikuara me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.

Institucioni bën me dije se menjëherë pas konstatimit të rastit janë marrë masa në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, ndërsa domain-et dhe adresat IP të përdorura në aktivitetin keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP.

AKSK u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar online dhe të shmangin klikimin në lidhje të dyshimta që shpërndahen në rrjetet sociale apo aplikacionet e komunikimit.

Autoriteti këshillon gjithashtu që përdoruesit të mos vendosin të dhëna personale apo bankare në faqe të paverifikuara dhe të kontrollojnë gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara identifikimit.

Sipas AKSK-së, sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme nga çdo përdorues i internetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related