Protestë kundër NATO në Suedi gjatë takimit ministror, policia arreston disa persona

Data

Rreth 150 persona protestuan në qytetin Helsingborg kundër takimit ministror të NATO, ndërsa policia suedeze arrestoi disa prej pjesëmarrësve.

Demonstrata u zhvillua në sheshin Gustav Adolf dhe u organizua nga grupi “Shpërndajeni NATO-n”, një rrjet i lidhur me lëvizjen autonome të majtë.

Sipas mediave suedeze, organizatorët nuk kishin kërkuar leje për zhvillimin e protestës. Shërbimi publik televiziv suedez raportoi gjithashtu se disa nga protestuesit ishin të maskuar gjatë tubimit.

Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s po mbahet në Suedi mes tensioneve të shtuara ndërkombëtare dhe diskutimeve për forcimin e mbrojtjes së aleancës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related