Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli dje në një media mbi goditjen e opozitës dhe kreut të saj, Sali Berisha, nga fondacioni Soros dhe bashkëpunimi i tij me partinë e majtë dhe drejtuesit e saj, Edi Ramën dhe Erion Veliaj. Paloka u shpreh se, PD dhe sulmi ndaj Sali Berishës është i ngjashëm me sulmin e bërë kundër presidentit aktual në SHBA, Donald Trump. “Ky dokumentarë është një nga aktet që po zbërthejnë në SHBA lidhur me atë që ka ndodhur në administratën e shkuar amerikane dhe me lidhjet e saj me Soros, sigurisht ne na intereson pjesa e vendit tonë.
E cila ka qenë më e goditura opozita shqiptarë në rrafshin global, ka qenë një nga më të goditurat prej këtij realiteti, prej Soros dhe lidhjeve që ka përdorur. Denoncimet dhe të gjithë këtë skemë ne i kemi bërë dhe Berisha i ka bërë që para se të shpallej non-grata dhe para se të fillonin shumë histori. Skema është ajo që funksionon praktikisht në të gjithë botën pra Soros funksionon me të gjithë rrjetin e tij të ashtuquajtur OJF, OJQ, me të gjithë vendet kryesisht që janë në zhvillim u investuan miliona, miliarda dollarë për të ngritur dhe për të mbajtur në këmbë një sistem që të favorizoje jo vetëm të majtën. Sepse mbajtja e të majtës në pushtet, apo personazhe si Rama e Veliaj, se Soros këto i duhen në pushtet, njerëz pa moral, pa dinjitet pa personalitet, njerëz që shesin çdo gjë. I gjithë ky rrjet i ngritur funksionon në radhë të parë bëhet për të fituar, nuk fiton miliarda me punë dhe i jep për bamirësi.
