Tragjedi në Turqi: Fundoset varka me emigrantë në Bodrum, 19 viktima dhe dhjetëra të shpëtuar

Data

Një tragjedi e rëndë është shënuar në brigjet e Turqi, ku një varkë me emigrantë është fundosur pranë zonës së Bodrum.

Sipas mediave turke, të paktën 19 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Guvernatori i Muglas, Idris Akbıyık, bëri të ditur se të gjithë emigrantët në bord ishin shtetas afganë. Ai theksoi se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë moti i keq dhe kushtet e vështira në det.

“Për shkak të kushteve të këqija të detit dhe motit, varka u përmbyt dhe u fundos. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë si nga ajri ashtu edhe nga deti”, u shpreh ai.

Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa operacionet për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related