Mereme Sela: Berisha do të humbiste katastrofikisht përballë meje, më skualifikuan nga frika

Data

Mereme Sela, e cila synoi të kandidonte për drejtimin e Partia Demokratike, por u skualifikua nga strukturat drejtuese të partisë, ka deklaruar se do ta mundte bindshëm Sali Berisha në një garë të hapur.

Në një intervistë televizive, Sela tha se largimi i saj nga gara erdhi si pasojë e frikës që, sipas saj, kishte lidershipi aktual ndaj ideve të reja dhe kandidaturës së saj.

“Nëse do të ishte një garë e ndershme dhe do të ishim unë dhe zoti Berisha, jam e sigurt që do të fitoja numrin më të madh të votave dhe Berisha do të dilte me humbje katastrofike ndaj meje”, deklaroi ajo.

Sela u shpreh se Berisha ka mbyllur ciklin e tij politik dhe se Partia Demokratike ka nevojë për një brez të ri drejtuesish.

“Kam respekt për të si koleg dhe aty mbyllet çdo gjë. E ka mbyllur ciklin e karrierës dhe historisë së tij politike. Unë hyra për të kandiduar dhe për ta drejtuar vetë PD-në”, tha ajo.

Ajo shtoi se skualifikimi i saj nga gara ishte arbitrar dhe i motivuar politikisht.

“Mendoj se frika ime i ka trembur dhe më kanë skualifikuar. Unë kam ide të reja, të vjetërit kanë mbaruar punë”, u shpreh Sela.

Gjatë intervistës, ajo komentoi edhe situatën brenda opozitës, duke deklaruar se problemet aktuale politike lidhen edhe me mënyrën si është drejtuar opozita ndër vite.

Sela tregoi gjithashtu se dokumentet për kandidim i kishte dorëzuar në selinë e PD-së, por pretendon se procesi nuk u zhvillua sipas standardeve dhe rregullave të një gare normale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related