Agron Shehaj: SPAK ka mbështetjen e SHBA dhe BE, fundi i pandëshkueshmërisë po afron; edhe Rama mund të përfundojë në burg

Data

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe raportin e Bashkimi Evropian për Shqipërinë, si edhe deklaratat e kandidatit amerikan për ambasador në Tiranë.

Në një intervistë televizive, Shehaj u shpreh se SHBA dhe BE janë në të njëjtën linjë për sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe mbështetjes ndaj SPAK.

Sipas tij, mesazhet ndërkombëtare tregojnë se institucionet perëndimore vijojnë të kenë fokus maksimal te goditja e korrupsionit në nivele të larta qeverisëse.

“Fatmirësisht mesazhi dhe qëndrimet janë të njëjta. SHBA është në krah të SPAK dhe kundër korrupsionit. U hodhën poshtë zërat pranë qeverisë që thonin se amerikanët u larguan. E vërteta është që vëmendja e SHBA dhe BE, edhe me dokumentin IBAR, tregon se ka një fokus maksimal në luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK”, deklaroi Shehaj.

Ai theksoi se puna e SPAK nuk është perfekte, por sipas tij ka sjellë ndryshime të rëndësishme pas dekadash pandëshkueshmërie.

Shehaj përmendi çështjet që lidhen me ish-ministrin Ilir Beqaj, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe rastin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke shtuar se tashmë drejtësia ka hyrë në një fazë tjetër.

“Tashmë nuk jemi më në fazën e show. Veliaj është kryetar bashkie në detyrë dhe ndodhet në burg prej dy vitesh. Jam i bindur se këtu do të marrë fund pandëshkueshmëria”, tha ai.

Në vijim, Shehaj deklaroi se sot e konsideron të mundur që edhe kryeministri Edi Rama të përballet me drejtësinë.

“Nëse para një viti mendoja se Rama mund të mos shkonte kurrë në gjyq apo të përfundonte në burg, sot mendoj që kjo është e mundur”, u shpreh kreu i Partisë Mundësia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related