Edvin Kulluri: Wendt i mbylli gojën politikës shqiptare, SPAK është apolitik dhe korrupsioni mbetet problemi kryesor

Data

Edvin Kulluri ka komentuar deklaratat e kandidatit amerikan për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, duke theksuar se mesazhi i tij ishte një paralajmërim i drejtpërdrejtë për politikën shqiptare dhe raportin e saj me drejtësinë.

I ftuar në një studio televizive, Kulluri deklaroi se reforma në drejtësi nuk është meritë e një force politike të vetme, por një projekt i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Reforma në drejtësi nuk është produkt i Ramës siç thotë PS. Është iniciativë e SHBA dhe BE. PS u bë formalisht nxitësja e reformës, por në fund e votuan të gjithë në Parlament”, u shpreh ai.

Sipas Kullurit, partitë tradicionale shqiptare ndodhen sot në përplasje të hapur me SPAK.

“PS, PD dhe Partia e Lirisë i shoh në konflikt të hapur me SPAK. Ilir Meta merret me prokurorët e vet, Berisha me të vetët, Rama me ata që i godasin Veliajn dhe Ballukun”, deklaroi analisti.

Kulluri theksoi se gjatë raportimit në Senatin amerikan, Wendt e përmendi qartë korrupsionin si një nga problemet kryesore të Shqipërisë.

“Ambasadori i mundshëm Wendt ka përmendur korrupsionin, jo vetëm krimin e organizuar. Ka folur edhe për çështjen e Porto Romanos, që është shumë sensitive”, tha ai.

Sipas tij, deklarata e Wendt se SPAK është një institucion apolitik ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj akuzave të politikës shqiptare.

“Wendt tha se SPAK është apolitik. Me pak fjalë, u tha ‘mbyllni gojën’ të gjithëve këtu”, u shpreh Kulluri.

Në fund, ai paralajmëroi se mund të krijohet një krizë diplomatike mes qeverisë shqiptare dhe SHBA-ve nëse do të ketë zhvillime të reja hetimore ndaj zyrtarëve të lartë.

“Nëse do të kemi sërish akuza për Ballukun dhe Rama do ta mbrojë, atëherë mund të kemi krizë diplomatike me SHBA. Rama dhe Berisha mund të krijojnë edhe destabilitet politik për të mbrojtur veten”, përfundoi Kulluri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related