Vlorë/ Tregtarët e Tregut Industrial kërkojnë zgjidhje nga Këshilli Bashkiak

Data

Tregtarët e Tregut Industrial u paraqitën këtë të premte pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me sistemimin e tyre pas nisjes së punimeve për ndërtimin e tregut të ri.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë që t’u vërë në dispozicion një hapësirë të rregullt dhe funksionale, ku të mund të vijojnë aktivitetin tregtar pa u dëmtuar ekonomikisht. Sipas tregtarëve, mungesa e një alternative konkrete i rrezikon seriozisht, pasi shumë prej tyre mund të mbeten pa punë dhe pa të ardhura.

Tregtarët kërkojnë një vendim të shpejtë dhe të drejtë nga Këshilli Bashkiak, duke theksuar se zvarritja e situatës po rëndon çdo ditë e më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related