“Me një të rënë të lapsit tentuan të fshehin të vërtetën”/ Gjokutaj: GJKKO rrëzoi SPAK dhe urdhëroi hetim të plotë për Irena Gjokën

Data

Special Court Against Corruption and Organized Crime ka rrëzuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke i kthyer dosjen Prokurorisë së Posaçme dhe duke urdhëruar kryerjen e hetimeve të plota brenda një afati gjashtëmujor.

Pas seancës, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se gjykata ka konstatuar mungesë të theksuar hetimesh nga ana e SPAK-ut dhe i ka lënë këtij institucioni mbi 20 detyra konkrete hetimore për t’u përmbushur.

“Gjykata konstatoi se SPAK-u nuk kishte kryer as hetimet më elementare. Janë mbi 20 detyra që duhet të kryhen për të zbuluar të vërtetën”, u shpreh Gjokutaj.

Sipas tij, ndër veprimet që mungonin ishin marrja në pyetje e kallëzuesve, verifikimet pranë institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit dhe kontrolli i të dhënave nga pikat kufitare.

Avokati pretendoi gjithashtu se edhe procedura e marrjes në pyetje të gjyqtares Gjoka ishte kryer në mënyrë të parregullt, pasi procesverbali nuk ishte firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore.

Gjokutaj akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ishte përpjekur të mbyllte çështjen pa kryer hetimet e nevojshme.

“SPAK-u, me një të rënë të lapsit, u mundua të fshehë të vërtetën”, deklaroi ai.

Sipas avokatit, vendimi i gjykatës përbën një hap të rëndësishëm për hetimin e plotë të çështjes dhe për garantimin e integritetit të sistemit të drejtësisë dhe të vetë Gjykatës së Posaçme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related