“I kemi shpallur luftë mafies”/ Berisha paralajmëron protesta dhe “kryengritje paqësore”: Nuk do të ketë pushim, vetëm betejë

Data

Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të ketë pushime verore dhe do të vijojë aksionin politik kundër qeverisë përmes protestave dhe asaj që ai e cilësoi si “kryengritje paqësore”.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se opozita do të vazhdojë “betejën e pandërprerë” ndaj qeverisë, të cilën e akuzoi si “mafia më e rrezikshme në Europë”.

“Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Europës dhe një prej më të rrezikshmeve në botë”, deklaroi ai.

Lideri demokrat theksoi se opozita, sipas tij, i ka shpallur luftë mafies “në emër të shtetit ligjor”, ndaj nuk mund të ketë ndërprerje të aksionit politik.

“Ne nuk mund të kemi asnjë pushim. Betejë, betejë dhe vetëm betejë”, u shpreh Berisha.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensioni të lartë politik, ndërsa opozita ka paralajmëruar vijimin e protestave kundër qeverisë dhe institucioneve që ajo i konsideron të kapura politikisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related