Profesor i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar se pas Ilir Metës, do të ketë shumë emra të tjerë që do të arrestohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Teksa ishte i ftuar një një studio televizive zbuloi se një nga dosjet e SPAK përfshin edhe emra të kolegëve të prokurorëve të këtij institucioni. Karamuço sqaroi se, përveç prokurorëve, në dosjen e cila njihet si “Toyota Yaris”, janë përmendur edhe politikanë të lartë të së majtës, duke ngritur pyetjen nëse hetimi për këtë çështje duhet të kryhet nga një prokuror i huaj. “Unë shikoj se mos po mbrohet ndonjë. Kush po e bën këtë? Mos po e bën SPAK-u vetë? Pasi duan të ekspozohet këtu dhe mos të ekspozohet këtu.
Por sidomos te rasti i korrikut, i Toyota Yaris, ka kolegë të prokurorëve të SPAK-ut, që SPAK-u duhet t’i hetojë. Mos ka ardhur koha që për atë dosje duhet ndonjë prokuror i huaj, se këta shqiptarët nuk e di sa integritet do kenë për ta hetuar atë dosje. Janë duke u bërë verifikime. Në atë dosje ka edhe politikanë të së majtës brenda; edhe ata po verifikohen, pozita e tyre, po kryqëzohen të dhënat nëse kanë qenë në ato vende. Ne nuk duhet të marrim vesh hollësitë, por një gjeneralitet të përgjithshëm të kësaj ngjarjeje, se kush është i përfshirë, ne duhet ta kemi”, deklaroi ai. Ndërkohë Karamuço ka deklaruar se me arrestimin e Metës, SPAK theu mitin e pandëshkueshmërisë. “Ka dhe probleme të brendshme.
