“Nuk po nxirrni mësime nga gabimet”, Rusia paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin pas raportimeve për sulme të reja ndaj Iranit

Data

Rusia ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatiten për një valë të re sulmesh ushtarake kundër Iranit, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të përshkallëzojë më tej krizën në Lindjen e Mesme.

I dërguari rus, Mikhail Ulyanov, deklaroi se sipas vlerësimeve të ekspertëve perëndimorë, Uashingtoni dhe Tel Avivi mund të rifillojnë operacionet ushtarake ndaj Iranit “në ditët në vijim, nëse jo brenda orëve”.

Sipas diplomatit rus, një vendim i tillë do të tregonte se SHBA-ja dhe Izraeli nuk kanë reflektuar mbi pasojat e ndërhyrjeve të mëparshme në rajon.

“Një veprim i tillë do të dëshmonte se ata nuk po nxjerrin mësime nga gabimet strategjike të së kaluarës”, deklaroi Ulyanov.

Reagimi i Moskës vjen pas raportimit të The New York Times, sipas të cilit SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitjet më intensive për një operacion të ri ushtarak kundër Iranit që prej armëpushimit të arritur muajin e kaluar.

Sipas gazetës amerikane, dy zyrtarë nga Lindja e Mesme kanë deklaruar se të dy vendet synojnë të jenë gati për veprim ushtarak që javën e ardhshme.

Tensionet në rajon mbeten të larta pas muajve të fundit të përplasjeve ushtarake dhe krizës së krijuar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa deri tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli lidhur me raportimet për sulme të reja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related