Deputeti Erion Braçe reagon ashpër pas vdekjes tragjike të dy motrave në Sarandë: “Ishte vrasje, jo aksident!”

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në Sarandë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku dhe u plagos shoqja e tyre. Braçe e cilësoi ngjarjen një “vrasje” dhe kërkoi ndryshimin urgjent të dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe atë Penal. 

Sipas Braçes, akti i drejtuesit të mjetit, Kevi Norra, i cili ishte i dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi të lartë, duke kryer një parakalim të gabuar, nuk mund të trajtohet si një aksident i zakonshëm. Ai theksoi se ky është një rast i rëndë që kërkon ndëshkim të ashpër dhe ndryshim të ligjeve për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. 

Braçe gjithashtu kërkoi që punonjësit e shtetit të kenë përgjegjësi të shtuar për veprimet e tyre jashtë detyrës, duke përfshirë përdorimin e armës së shërbimit në ngjarje kriminale. Ai theksoi se këta individë duhet të mbajnë përgjegjësi publike më të madhe se çdo qytetar i zakonshëm. ()

Në lidhje me ngjarjen, dy motrat Elvisa (22 vjeçe) dhe Rozina Dhimaku (20 vjeçe), të dyja studente të mjekësisë në Tiranë, po udhëtonin nga Delvina në Sarandë për të vizituar vëllain e tyre të sëmurë. Ato udhëtonin me një makinë tip “Lancia”, kur u përplasën kokë më kokë me një automjet tip “Audi” të drejtuar nga Kevi Norra, i cili ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Nga përplasja, dy motrat humbën jetën, ndërsa shoqja e tyre, Antonela Zhupa (24 vjeçe), u plagos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ky aksident ka tronditur opinionin publik dhe ka nxitur reagime të forta nga qytetarët dhe politikanët, të cilët kërkojnë që drejtësia të bëhet dhe që ligjet të ndryshojnë për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related