Gazetari Klodian Tomorri publikon bisedën mes Edi Rama dhe ministrit Ermal Nufi: “Për ty bëhem raketë”

Data

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një postim në rrjetet sociale ku pretendon se ka zbuluar një bisedë të zhvilluar në Kryeministri mes Edi Rama dhe ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Sipas Tomorrit, në takim po diskutohej për një projekt me vlerë të lartë financiare që kërkonte firmën e ministrit të Mbrojtjes.

Gazetari pretendon se ministri Nufi fillimisht ka shfaqur hezitime për shkak të problematikave ligjore që, sipas tij, lidhen me projektin.

“Po jo se kjo është pak e vështirë, jo po ligji kështu, ligji ashtu”, shkruan Tomorri se është shprehur ministri gjatë bisedës.

Më tej, sipas postimit, kryeministri Rama i është drejtuar ministrit me fjalët: “Ermal, po më zhgënjen edhe ti?”

Tomorri pretendon se pas kësaj ndërhyrjeje, ministri Nufi është ngritur në këmbë dhe është përgjigjur: “Ca thua o shef, unë për ty bëhem raketë.”

Në reagimin e tij, gazetari përdor tone ironike dhe sugjeron se projekti në fjalë mund të sjellë pasoja politike apo ligjore në të ardhmen.

“Kësaj pune do t’i dalin krismat shpejt”, shkruan ai në fund të postimit.

Deri tani nuk ka pasur reagim publik nga Edi Rama apo Ermal Nufi lidhur me pretendimet e gazetarit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related