Thellohen skandalet e “shtetit dixhital” që menaxhohet nga Linda Karçanaj, pas shpenzimeve miliona euro për shërbimet dhe mbrojtjen e të dhënave private të shqiptarëve, AKSHI pranon dështimin dhe kërkon ndihmën e shteteve të mëdha

Data

Në datën 1 maj 2021, 95% e shërbimeve për qytetarët shqiptarë kaluan online përmes portalit e-Albania. Kryeministri Edi Rama e deklaroi këtë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, si një hap që do shmangte ryshfetin:“ S’ka më sportele! S’ka më radhë! S’ka më orare! S’ka më as edhe një arsye në botë për të dhënë ryshfet për marrjen e një dokumenti shtetëror!”, tha ai. Por miliona eurot që janë shpenzuar vitet e fundit nga taksat e qytetarëve për të mbajtur “në këmbë” shtetin i cili ka kaluar i gjithi online kanë nxjerrë zbuluar abuzimet që janë bërë nga Agjencia Kombëtare Shqiptare e Informacionet (AKSHI). Faktet tregojnë se dixhitalizimi i të gjitha shërbimeve publike ka shtuar korrupsionin në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por sistemi i sigurt që pretendon drejtoresha e këtij institucioni vazhdon të japë provat se është i dështuar, si fillim këtë e treguan hakerat, por nga ana tjetër prej javësh vijon shpesh herë që firma elektronike në E-albania, të pengojë punën e qytetarëve, mjekëve, QKB, kadastrave, arkitektëve dhe inxhinierëve. Shpesh herë sistemi bllokohet.  Aplikimet në vend që kërkojnë vulë apo nënshkrim elektronik në disa raste nuk funksionojnë, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të hasin kosto. Qytetarët ende denoncojnë se aplikimet nuk funksionojnë siç duhet. Shumë nuk marrin përgjigje, e të tjerë i marrin ato jashtë afatit. Gjithashtu, tenderi i shpallur në fund të vitit 2023, u anulua nga AKSHI, pasi nuk pati asnjë ofertë të denjë, ndërsa në arsyetimin zyrtar, institucioni i vënë në qendër të akuzave përgjatë muajve të fundit, asnjë nga kompanitë nuk përmbushte kriteret për të garuar.

Karçanaj “kërkon” ndihmë

Në vend që Karçanaj të pranojë dështimet e saj, ajo përpiqet të shfajësohet duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.  Shqipëria merr pjesë në punimet e Grupit të Punës për Sigurinë dhe Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit 2021-2025, të ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ajo vlerësoi para pak ditësh se sulmet kibernetike po bëhen më të sofistikuara, ndërkohë që grupet e sponsorizuara nga shtetet e krimi i organizuar kibernetik, po tregojnë taktika më të avancuara, duke integruar edhe Inteligjencën Artificiale në operacionet e tyre ofensive. Duke përmendur përvojën e Shqipërisë, e cila gjatë vitit 2022 përjetoi një sulm keqadashës, ku u synua hapësira kibernetike e qeverisë dhe e institucioneve të tjera, Karçanaj solli në vëmendje përpjekjen për manipulim të mendimit publik dhe qëllimin e krijimit të konfuzionit për të ulur besueshmërinë tek institucionet qeveritare. “Sulme siç ndodhën në rastin tonë, nuk janë vetëm operacione shkatërruese, por edhe kërcënime kibernetike të cilat promovojnë ideologji specifike ose agjenda politike të caktuara. Ne ia dolëm të përgjigjeshim dhe të riktheheshim në mënyrën më të sigurt. Departamenti Amerikan i Shtetit, na ndihmoi me ekspertizë në ditët e para pas sulmit. Në këtë aspekt, përpjekjet bashkëpunuese lejojnë një qasje mbrojtëse kolektive, ku organizatat punojnë së bashku për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe ekosistemin më të gjerë, në të cilin ata janë pjesë, u shpreh Karçanaj. Drejtuesja e AKSHI-t, shfrytëzoi këtë rast për të tërhequr vëmendjen për rëndësinë që ka mënyra se si shtetet e zhvilluara mund t’u vijnë në ndihmë shteteve të vogla, që të ndërtojnë kapacitete, të ndërmarrin masa besimi dhe të ndajnë përvojën e tyre. “Përdorimi i platformave dhe marrëveshjeve multilaterale, rajonale e bilaterale janë të nevojshme për të shkëmbyer praktika dhe informacion në lidhje me qasjet kombëtare për identifikimin, ndarjen e tipologjive të ndryshme të identifikimit, mbi kërcënime dhe incidente kibernetike. Në nivel ndërkombëtar, shtetet e vogla që janë në zhvillim duhet të inkurajohen të marrin pjesë në ushtrimet e simulimit me qëllim mësimin nga shtetet e zhvilluara”, theksoi Karçanaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related