Përfaqësuesi i Partia Demokratike, Grigels Muçollari, ka denoncuar projektin Durrës Marina, duke e cilësuar atë një aferë private të kryeministrit Edi Rama me investitorin arab Alabar.
Nga zona e kantierit, Muçollari deklaroi se projekti po dëmton interesin publik dhe se Porti i Durrësit është trajtuar “si pronë private”.
“Sipas organeve zyrtare disa godina janë zhytur deri në 28 centimetra, ndërsa raportime të tjera flasin për fundosje deri në 1 metër. Por fundosja më e madhe është ajo e interesit publik”, u shpreh ai.
Sipas demokratit, 80 hektarë truall në zonën e portit i janë dhënë kompanisë së lidhur me Alabar pa transparencë dhe pa konsultim publik.
Muçollari akuzoi qeverinë se jo vetëm ka falur truall me vlerë miliarda euro, por po përdor edhe fondet publike për punime ndihmëse në projekt.
“Miku i Edi Ramës nuk do të paguajë as taksa, ndërsa pastrimi dhe largimi i inerteve bëhet me paratë e qytetarëve”, deklaroi ai.
Ai shtoi se deri tani nuk ka investime konkrete nga kompania, por vetëm arkëtime nga kontratat e parablerjes së apartamenteve.
Sipas Muçollarit, projekti ka lënë Shqipërinë pa port funksional, duke dëmtuar edhe rëndësinë strategjike të Porti i Durrësit si nyje e Korridorit VIII.
“Kishim një port 2 mijëvjeçar, sot kemi godina që po fundosen dhe xhepa që po fryhen me paratë tona”, përfundoi ai.
