SPAK ka pushuar hetimin lidhur me një incident të ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë ku u përfshinë socialisti Vullnet Sinaj dhe demokrati Bledion Nallbani.
Raportohet se duke iu referuar informacioneve zyrtare nga SPAK se çështja është pushuar nga prokurori Elvin Gokaj, i cili nisi hetimet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”
Në dokumentin zyrtar thuhet se referuar hetimit, informacionet e referuara për kryerjen e kësaj vepre penale nuk bazohen në fakte dhe prova.
“Nuk ekziston asnjë element me vlerë provuese që të provojë ekzistencën e veprës penale”, thuhet në dokument.
