Enea Karakaçi: Akset Kashar–Balldren dhe Milot–Lekaj do të jenë me pagesë

Data

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se procesi për përzgjedhjen e kompanisë fituese për ndërtimin e akseve rrugore Kashar–Balldren dhe Milot–Lekaj po vijon sipas procedurave ligjore dhe konkurruese.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri tha se aksi Milot–Balldren konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin e Korridori Adriatiko-Jonian dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në veri të vendit, veçanërisht për Shkodër.

Karakaçi theksoi se këto akse do të jenë rrugë me pagesë, duke argumentuar se kjo është një praktikë e zakonshme në vendet europiane për rrugët e kategorisë A.

Megjithatë, ai sqaroi se qytetarët do të kenë gjithmonë alternativa pa tarifë, pasi paralelisht do të vazhdojnë të përdoren edhe rrugët ekzistuese.

Sipas ministrisë, skema synon të garantojë zgjedhje për përdoruesit, pa kufizuar lëvizjen e tyre, ndërsa investimet pritet të ndikojnë në përmirësimin e transportit dhe zhvillimin ekonomik të zonave që përshkojnë këto akse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related