Partia Demokratike propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendi i Shqipërisë: Jo më seanca plenare pas orës 22:00

Data

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendi i Shqipërisë draftin me propozimet për rregulloren e re parlamentare, në kuadër të procesit të nisur pas vendimit të Gjykata Kushtetuese që rrëzoi ndryshimet e mëparshme të miratuara vetëm nga shumica socialiste.

Demokratët kundërshtojnë një pjesë të amendamenteve të propozuara nga mazhoranca, duke argumentuar se ato kufizojnë të drejtat dhe hapësirat e opozitës në Parlament.

Sipas PD-së, propozimet për uljen e kohës së diskutimeve nga 10 në 5 minuta, procedurat e përshpejtuara për projektligjet që lidhen me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe reduktimi i raportimeve të institucioneve kushtetuese përbëjnë cenim të funksionimit demokratik të Kuvendit.

Një nga propozimet kryesore të opozitës është që seancat plenare të mos zgjasin pas orës 22:00. Sipas draftit, nëse seanca kalon këtë orar dhe një grup parlamentar kërkon ndërprerjen, mbledhja duhet të pezullohet dhe të rifillojë ditën tjetër në orën 10:00.

PD kërkon gjithashtu ndryshime në funksionimin e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, duke propozuar përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës.

Një tjetër kërkesë lidhet me masat disiplinore ndaj deputetëve. Demokratët propozojnë që vendimet e Sekretariatit të Etikës të pezullohen automatikisht në rast ankese në Byronë e Kuvendit.

Po ashtu, opozita kërkon rritjen e stafit politik mbështetës për grupet parlamentare, duke propozuar nga një staf politik për çdo komision parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related