Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Na pikoi kondicioneri në sallën e re, Meta është top formë

Data

Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas seancës së zhvilluar në GJKKO për dosjen “Meta-Kryemadhi”, ku komentoi si procesin gjyqësor, ashtu edhe gjendjen fizike të Ilir Metës.

Ajo tha se ish-presidenti është në “top formë” dhe hodhi poshtë pretendimet për rënie fizike gjatë qëndrimit në paraburgim.

Sipas Kryemadhit, javën e kaluar Metës i ishte dërguar gabimisht një kostum me masë më të madhe, gjë që sipas saj krijoi perceptim të gabuar për gjendjen e tij.

“Ilir Meta është top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë 56, ndërkohë duhet t’ia çonin 52-53”, deklaroi ajo.

Kryemadhi bëri edhe batuta lidhur me kushtet në sallën e gjyqit, duke thënë se gjatë seancës filloi të pikonte kondicioneri në sallën e re.

“Nuk kishte tensione, i vetmi tension ishte që filloi të na pikojë kondicioneri te salla e re”, u shpreh ajo me ironi.

Duke folur për hetimet, Kryemadhi e cilësoi procesin ndaj saj dhe Metës si politik dhe tha se nuk ekzistojnë prova për fajësinë e tyre.

Ajo komentoi edhe ndarjen e çështjes nga gjykata, duke e konsideruar një zhvillim pozitiv, ndërsa mbrojti familjarët dhe personat e përfshirë në dosje.

Sipas saj, analiza financiare për nënën e saj provon se të ardhurat janë të ligjshme dhe të deklaruara ndër vite.

Kryemadhi deklaroi gjithashtu se Ilir Meta nuk është marrë me çështjet financiare familjare dhe nuk ka pasur dijeni për shpenzimet apo marrëdhëniet e saj personale.

Në fund, ajo bëri apel për prindërit dhe politikanët e rinj që të kalojnë më shumë kohë me familjen.

“U bëj thirrje gjithë prindërve të rinj të kujdesen për fëmijët, sepse hallet e politikanëve nuk mbarojnë kurrë”, tha Kryemadhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related