Tre efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara në protestën e opozitës në Tiranë.
Sipas njoftimit, ndaj forcave të rendit janë hedhur bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga një pjesë e protestuesve, duke shkaktuar plagosjen e tre punonjësve të Forca Kombëtare e Sigurisë.
Efektivët e lënduar janë transportuar për mjekim në Spitali Ushtarak, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Protesta e organizuar nga opozita është shoqëruar me tensione të forta, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga policia, si edhe incidente të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit në qendër të kryeqytetit.
