Berisha pas protestës: “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, falënderon protestuesit dhe paralajmëron vijimin e betejës opozitare

Data

Pas përfundimit të protestës së opozitës në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para mbështetësve jashtë selisë së PD-së, ku falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe guximin e treguar gjatë tubimit.

Berisha u shpreh se qytetarët dolën në shesh për t’u përballur me atë që ai e cilësoi si “regjim”, ndërsa theksoi se opozita do të vijojë betejën për liri dhe dinjitet.

“Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që në ditë shiu latë çdo gjë dhe si elitë e guximshme e kombit dolët në shesh për t’u përballur me regjimin”, deklaroi Berisha para protestuesve.

Ai përdori gjithashtu moton historike “Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri”, duke theksuar se beteja e opozitës është një betejë për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.

Protesta e opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa gjatë mbrëmjes u përdorën gaz lotsjellës, ujë me presion dhe u regjistruan incidente të dhunshme në qendër të kryeqytetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related