Përshkallëzohen tensionet në protestë, protestuesit hedhin fishekzjarrë ndaj policisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Data

Situata në protestën e opozitës në Tiranë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, teksa protestuesit dhe forcat e policisë janë përfshirë në tensione të forta pranë institucioneve shtetërore.

Gjatë përplasjes me kordonin policor, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të forcave të rendit, duke rritur tensionin në zonë. Në përgjigje të kësaj situate, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rimarrë kontrollin.

Pamjet nga protesta tregojnë momente kaotike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ndërsa tymi nga gazi lotsjellës ka mbuluar një pjesë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë qëndrimin e tyre në terren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related