Mereme Sela reagon pas refuzimit të padisë: Do t’i shkoj çështjes deri në fund

Data

Mjekja Mereme Sela ka reaguar pas vendimit të Gjykata e Tiranës për të mos pranuar padinë e saj lidhur me përjashtimin nga gara për kryetare të Partia Demokratike.

Në një deklaratë publike, Sela u shpreh e vendosur për ta ndjekur çështjen deri në fund, duke theksuar se ende nuk është njoftuar zyrtarisht nga asnjë institucion për zhvillimet procedurale.

“Mua nuk më ka thirrur akoma asnjë në gjykatë. As nuk më ka lajmëruar asnjë institucion drejtësie apo politik në Shqipëri në lidhje me padinë e ngritur nga ana ime. Në momentin që unë do të thirrem apo do të lajmërohem për seancë apo dhomë këshillimi, do ju bëj me dije. Unë do i shkoj gjërave deri në fund, të bardhës i them e bardhë, e të zezës e zezë”, deklaroi ajo.

Sipas vendimit të gjykatës, padia është refuzuar për mungesë dokumentacioni shoqërues, çka nënkupton se Sela duhet ta ridorëzojë kërkesën duke plotësuar kriteret procedurale.

Mjekja nga Fushë-Krujë kishte kërkuar pezullimin e procesit zgjedhor të 23 majit në PD dhe pranimin e kandidaturës së saj, duke pretenduar se ishte përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe pa transparencë.

Sipas saj, vendimi për skualifikimin ishte “i paarsyetuar dhe në shkelje të të drejtave statutore dhe parimit të barazisë në garë”.

Në të njëjtën garë u refuzuan edhe kandidaturat e Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari, të cilët deri tani nuk kanë depozituar ankesa zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related