“Familja e Ervis Martinajt Depoziton Kërkesë për Shpalljen e Tij Person i Zhdukur”

Data

Pas më shumë se dy vitesh pa asnjë gjurmë, familja e Ervis Martinajt ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë një kërkesë për shpalljen e tij si person i zhdukur.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, babai i tij Mustafa Martinaj kërkon që Ervis Martinaj, i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin, të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Ervis Martinaj, rezulton të jetë zhdukur që prej gushtit të vitit 2022, pa lënë asnjë gjurmë.

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë   shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related