Situata pranë Kryeministria është tensionuar më tej gjatë protestës së opozitës, ku bllokimi i kalimit të protestuesve nga forcat e policisë ka sjellë përplasje verbale mes qytetarëve dhe efektivëve të rendit.
Një qytetare e pranishme në protestë është përballur me një efektiv policie, duke kundërshtuar ndalimin e lëvizjes së protestuesve në bulevard. Me tone të ashpra ajo është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të qëndrojnë në hapësirat publike dhe se Tirana “i përket popullit”.
“Unë do rri këtu, jam e lirë. Tirana nuk është e Edi Ramës, nuk është e juaja, është e imja… është e popullit… Nuk është e juaja, as e Edi Ramës. Tirana është e popullit, rrimë ku të duam”, është shprehur ajo gjatë debatit me policinë.
Në tensionet e krijuara janë dëgjuar edhe reagime të tjera të ashpra nga protestuesit ndaj uniformave blu, ndërsa situata në bulevard ka mbetur e ndezur për shkak të përplasjeve dhe bllokimit të marshimit të opozitës.
