Akuzohet për korrupsion/ Kalon për gjykim dosja në ngarkim të ish-drejtuesit të prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Saranda, Kledian Llaho, i akuzuar për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas vendimit të marrë në seancën paraprake të zhvilluar më 6 maj 2026, Llaho akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim, si dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Në të njëjtën çështje janë marrë të pandehur edhe Vasil Bakalli, Pando Papuçi dhe Çlirim Shahini.

Sipas hetimeve të SPAK, ish-prokurorët dyshohet se janë përfshirë në një aferë korrupsioni që lidhej me zbutjen e masës së sigurisë ndaj Pando Papuçit, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje.

Hetimet pretendojnë se pas arrestimit të Papuçit, masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua brenda një ore me kërkesë të prokurorisë, ndërsa dyshohet se në këmbim janë kërkuar përfitime monetare për të ndikuar në procedurat gjyqësore.

Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjykim, ndërsa çështja do të shqyrtohet nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh.

Po ashtu, është pranuar edhe kërkesa e të pandehurit Pando Papuçi për gjykim të shkurtuar. Vendimi i GJKKO-së nuk lejon ankim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related