Përplasi për vdekje një kalimtar me motor, AMP arreston punonjësin e Policisë së Shtetit

Data

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), në pranga ka rënë inspektori M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në bulevardin “Bajram Curri”, ku gjatë drejtimit të motomjetit, punonjësi i policisë ka përplasur shtetasin P. F., 65 vjeç. I moshuari u transportua menjëherë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje të rëndë shëndetësore, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë rreth orës 21:00.

Si pasojë e aksidentit, i dëmtuar ka mbetur edhe vetë punonjësi i policisë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e veprimeve ligjore. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se mbetet e angazhuar për garantimin e zbatimit të ligjit dhe trajtimin e çdo rasti ku punonjës të policisë dyshohen për shkelje ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related