“Shqipëria është në duart e një regjimi të korruptuar, Xhixho paralajmëron: 2 Marsi vazhdon si betejë e përditshme

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kujtuar në Facebook protestën e mbajtur më 2 mars 2020, ku sipas saj populli shqiptar tregoi fuqinë e tij në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

“Pesë vite më parë, qytetarët u ngritën nën thirrjen e Presidentit të Republikës për të mbrojtur demokracinë dhe barazinë para ligjit,” shkruan Xhixho, duke theksuar se tubimi ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve për të minuar Gjykatën Kushtetuese me ligje antikushtetuese, të cilat u kundërshtuan nga Komisioni i Venecias.

Ajo thekson se, pavarësisht manipulimeve politike për të kapur drejtësinë, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë një shtet të lirë nga korrupsioni dhe arbitrariteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related