Alibeaj: Mosheqja e imunitetit për Belinda Balluku është pengim i drejtësisë, politika po “stis një betejë” të rreme

Data

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkeleid Alibeaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke akuzuar politikën për ndërhyrje në proceset e drejtësisë.

Gjatë një interviste televizive, Alibeaj deklaroi se narrativa për një përplasje mes drejtësisë dhe politikës është e stisur dhe nuk qëndron në realitet. Sipas tij, institucionet e drejtësisë si SPAK dhe GJKKO janë duke bërë punën e tyre normale: hetime, mbledhje provash dhe dërgim të çështjeve në gjykatë.

Ai theksoi se problemi qëndron tek politika, e cila sipas tij ka ndërhyrë për të penguar drejtësinë, duke përmendur konkretisht rastin e refuzimit për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Të mos heqësh imunitetin e një ministri dhe të përdorësh parlamentin për këtë, është pengim i drejtësisë,” u shpreh Alibeaj.

Sipas tij, përpjekjet e qeverisë për të ndërmarrë ndryshime ligjore në Kodin e Procedurës Penale për çështje si pezullimi nga detyra, përbëjnë ndërhyrje direkte në kompetencat e drejtësisë.

Alibeaj shtoi se perceptimi publik për hetimet ndaj politikanëve mbetet i fortë dhe i rëndësishëm për funksionimin e një shteti ligjor, pasi përfshirja e figurave të larta politike në procese penale krijon ndikim të madh në opinion.

Në përfundim, ai argumentoi se nuk është drejtësia ajo që po hyn në territorin e politikës, por e kundërta: politika po përpiqet të ndikojë dhe të kufizojë veprimin e institucioneve të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related