Klodiana Lala: Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka “hapur Kutinë e Pandorës”, paralajmërohen goditje të reja ndaj grupeve kriminale dhe aferave me tendera

Data

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shënuar goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar dhe rrjeteve të pastrimit të parave në Shqipëri.

Sipas saj, një nga operacionet më domethënëse ka qenë goditja ndaj grupit kriminal “Pepa”, që sipas Lalës kishte shtrirë aktivitetin nga trafiku i kokainës dhe pastrimi i parave deri te përfitimi i tenderave publikë në institucione të ndryshme.

Gazetarja tha se sekuestrimi i pasurive me vlera dhjetëra milionë euro përbën një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të SPAK ndaj krimit ekonomik dhe organizuar.

Ajo përmendi gjithashtu operacionet ndaj grupit të Ines Hajrulla në Vlorë, duke deklaruar se ndërhyrja e SPAK në këtë qytet “hapi Kutinë e Pandorës” për zbardhjen e disa ngjarjeve mafioze dhe se mund të ketë arrestime të tjera në vijim.

Sipas Lalës, SPAK ka ndërhyrë edhe në raste që lidhen me sekuestrime pasurish dhe hetime për abuzime me fondet publike, duke përmendur edhe dosjen e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe hetimet që lidhen me fondet publike të përfolura në këtë institucion.

Gazetarja shtoi se krimi i organizuar në Shqipëri nuk operon vetëm në trafikun ndërkombëtar, por ka tentuar të ndikojë edhe në ekonominë legale dhe në sistemin e tenderave publikë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related