“Sulmet ndaj demokracisë janë të papranueshme” – Keir Starmer reagon pas incidentit ndaj Donald Trump në Uashington

Data

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar pas incidentit me të shtëna me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington, D.C., ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë publike, Starmer u shpreh i tronditur nga ngjarja, duke theksuar se çdo sulm ndaj institucioneve demokratike dhe lirisë së shtypit duhet të dënohet pa asnjë hezitim.

“Çdo sulm ndaj demokracisë ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të ashpra,” u shpreh ai.

Kryeministri britanik shtoi se është lehtësuese që presidenti, Melania Trump dhe të gjithë të pranishmit në event janë të sigurt, falë reagimit të shpejtë të forcave të sigurisë.

Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku gjatë eventit u dëgjua një zhurmë e fortë që shkaktoi panik. Të ftuarit u shtrinë në dysheme, ndërsa presidenti dhe Zonja e Parë u evakuuan menjëherë nga Shërbimi Sekret i SHBA.

Forcat e sigurisë ndërhynë me shpejtësi, arrestuan autorin e dyshuar dhe siguruan zonën, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit vijojnë.

Reagimi i Starmer i shtohet një sërë deklaratash nga liderë ndërkombëtarë, të cilët kanë dënuar dhunën dhe kanë riafirmuar mbështetjen për institucionet demokratike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related