“Akt horror që synonte të ndryshonte historinë” – Sali Berisha reagon për sulmin ndaj Donald Trump

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit me armë të ndodhur në Washington, D.C., ku objektiv ishte presidenti amerikan Donald Trump.

Në deklaratën e tij, Berisha e cilësoi ngjarjen si një “akt horror”, duke theksuar se bëhej fjalë për një tentativë serioze që mund të kishte pasoja të rënda.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër dhe ndryshimin e historisë përmes dhunës,” u shpreh ai.

Sipas tij, një person i armatosur ka arritur të depërtojë në perimetrin e sigurisë gjatë një aktiviteti në hotelin Washington Hilton, përpara se të neutralizohej nga Shërbimi Sekret i SHBA.

Berisha vlerësoi reagimin e shpejtë dhe profesional të forcave të sigurisë amerikane, të cilat evakuuan menjëherë presidentin Trump dhe Melania Trump, duke shmangur pasoja më të rënda.

Ai theksoi gjithashtu se ndërhyrja e menjëhershme e agjentëve ishte vendimtare për të parandaluar një tragjedi të mundshme, ndërsa shtoi se sulme të tilla janë të papranueshme në shoqëritë demokratike.

Ngjarja ka sjellë reagime të shumta ndërkombëtare, ku liderë nga vende të ndryshme kanë dënuar dhunën dhe kanë shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related