Enno Bozdo: Opozita s’heq dorë nga protestat, “duhet të mposhtim frikën”

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka deklaruar se opozita do të vazhdojë protestat dhe presionin politik ndaj qeverisë, duke e konsideruar këtë si të vetmen rrugë përballë situatës aktuale.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se opozita nuk mund të tërhiqet nga aksioni i saj.

“S’ka kthim pas nga protestat. Strategjia jonë është këmbëngulja. Regjime të tilla nuk bien menjëherë,” tha Bozdo.

Ai shtoi se nuk ka ende sinjale konkrete për krijimin e një qeverie teknike, por opozita do të jetë e gatshme nëse një skenar i tillë materializohet.

Duke komentuar zhvillimet e fundit, Bozdo përmendi edhe sekuestrimin e pasurive në vlerë rreth 40 milionë euro nga SPAK, duke vënë në pikëpyetje deklaratat e mëparshme të kryeministrit Edi Rama për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

“U sekuestruan 40 milionë euro pasuri, ndërkohë që më parë thuhej se jetonte me qira,” theksoi ai.

Bozdo nënvizoi se opozita duhet të jetë aktive në çdo hapësirë publike dhe politike, duke shtuar se tërheqja nga reagimi do të ishte një dështim.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime për presion ndaj zërave kritikë, duke përmendur raste që sipas tij tregojnë klimën aktuale në vend.

“Opozita ka detyrë të mos heshtë dhe t’u japë qytetarëve mundësinë të çlirohen nga frika,” përfundoi deputeti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related