Ndihmë për të prekurit nga zjarri pranë QSUT, Bashkia e Tiranës miraton paketë financiare mujore

Data

Bashkia e Tiranës ka miratuar një paketë ndihme financiare për familjet dhe individët e prekur nga zjarri i 14 prillit 2026 në një pallat në rrugën e Dibrës, pranë QSUT.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, familjet përfituese do të marrin një ndihmë mujore prej 40 mijë lekësh, e cila do të jepet deri në momentin kur të sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara.

Për të përfituar nga kjo skemë, qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokumente pronësie dhe një vërtetim nga kadastra që provon se nuk zotërojnë banesë tjetër në të njëjtën zonë.

Njësitë administrative do të verifikojnë aplikimet dhe do të përgatisin listën e përfituesve, e cila më pas do të kalojë për miratim dhe ekzekutim të pagesave nga strukturat përkatëse.

Ndihma do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet sapo familjet të rikthehen në banesat e tyre. Në rast abuzimi, autoritetet paralajmërojnë se do të kërkohet kthimi i fondeve.

Financimi i kësaj pakete do të mbulohet nga buxheti i vitit 2026 i Bashkisë, në kuadër të programeve për mbrojtjen civile dhe emergjencat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related