Zjarr në një banesë në lagjen “Barikadë” në Berat, një dhomë shkrumbohet nga flakët, pronari përfundon në spital

Data

Një banesë në lagjen “Barikadë” në qytetin e Beratit është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Sipas informacioneve paraprake, një nga dhomat e banesës është shkrumbuar plotësisht nga flakët, së bashku me pajisjet dhe orenditë që ndodheshin brenda saj.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur i dëmtuar edhe pronari i banesës, shtetasi me inicialet K.L.

Ai ka marrë lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet pritet të hetojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related