Erion Braçe kërkon hetim të plotë për zjarrin në Tiranë: Materialet e ndërtimit po rrezikojnë jetët e qytetarëve

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas zjarrit të rëndë në kompleksin “Arlis” në Tiranë, duke kërkuar një hetim të thelluar dhe gjithëpërfshirës për ngjarjen.

Në një postim publik, Braçe fillimisht shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, policinë dhe forcat speciale që ndërhynë në terren, duke theksuar se fakti që nuk pati viktima është elementi më i rëndësishëm.

Ai ngriti shqetësimin se kjo nuk është hera e parë që pallate në Tiranë përfshihen nga flakët në të njëjtën mënyrë, duke e bërë të domosdoshëm një hetim serioz që të përfshijë si institucionet përgjegjëse, ashtu edhe kompanitë e ndërtimit.

Sipas Braçes, vetëm një analizë e plotë dhe profesionale mund të ndalojë përsëritjen e këtyre rasteve, të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Ky rrezik duhet të marrë fund në këtë qytet. Tirana nuk mund të vuajë prej mënyrës dhe materialeve të ndërtimit,” theksoi ai, duke nënvizuar se standardet në ndërtim duhet të jenë prioritet për sigurinë publike.

Deklarata e tij vjen në një moment kur janë shtuar debatet mbi cilësinë e ndërtimeve dhe sigurinë e fasadave në kryeqytet, pas disa rasteve të zjarreve në godina banimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related