Tirana në fokus të PS, riorganizim i strukturave mes zërave për zgjedhje të mundshme

Data

Kryeqyteti është kthyer në epiqendrën e zhvillimeve politike, pasi kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një riorganizim të gjerë të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë, në funksion të forcimit elektoral.

Sipas raportimeve, ky mobilizim vjen pas sinjaleve për dobësim të mbështetjes së PS në kryeqytet. Për këtë arsye, Rama ka angazhuar një numër të madh ministrash dhe drejtuesish qarqesh në njësitë administrative të Tiranës, duke synuar kontroll më të drejtpërdrejtë politik.

Në këtë proces janë përfshirë figura të rëndësishme si Taulant Balla, Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku, ndërsa disa zona janë “blinduar” me disa drejtues njëkohësisht.

Një element që ka tërhequr vëmendje është edhe situata e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në media është përmendur si mundësi një skenar dorëheqjeje nga posti, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një zhvillim të tillë.

Ndërkohë, Veliaj ka çuar çështjen e tij në Gjykata Kushtetuese, duke kundërshtuar masat e sigurisë ndaj tij dhe duke ngritur shqetësime për cenim të standardeve kushtetuese dhe të funksionimit të institucioneve demokratike.

Sipas mbrojtjes së tij ligjore, paraburgimi i zgjatur dhe argumentet e prokurorisë përbëjnë precedent të rrezikshëm për të zgjedhurit vendorë, ndërsa kërkohet një vlerësim nga Gjykata Kushtetuese për përputhshmërinë e këtyre masave me Kushtetutën.

Aktualisht, çdo skenar për zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo dorëheqje mbetet në nivel spekulimesh mediatike, ndërsa zhvillimet e ardhshme pritet të varen nga vendimet institucionale dhe dinamika politike në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related