Papa Leoni XIV bën thirrje për ndaljen e luftës në Lindjen e Mesme, paralajmëron se konflikti po trondit ekuilibrat gjeopolitikë

Data

Papa Leoni XIV ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke bërë një thirrje të fortë për ndaljen e konfliktit dhe rikthimin e paqes.

Në deklaratën e tij, Papa dënoi luftën dhe theksoi se ajo po ndikon drejtpërdrejt në ekuilibrat gjeopolitikë globalë, duke rritur rrezikun për destabilizim më të gjerë në rajon. Ai kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërmarrë hapa konkretë për deeskalim.

“Mjaft me idhujtarinë e vetes dhe parave! Mjaft me shfaqjen e fuqisë! Mjaft me luftën!”, u shpreh ai, duke apeluar për reflektim dhe përgjegjësi nga liderët botërorë.

Thirrja e Papës vjen në një moment kur përplasjet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit kanë rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Ai nënvizoi se paqja duhet të jetë prioriteti kryesor dhe se përdorimi i forcës nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë për konfliktet ndërkombëtare, duke bërë thirrje për dialog dhe mirëkuptim mes palëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related