Analisti për bisedimet SHBA–Iran: Mungesa e besimit dhe interesat e kundërta e bëjnë situatën të brishtë dhe pak shpresë për marrëveshje

Data

Analisti politik Melazim Koci ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke u ndalur te bisedimet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Në një intervistë televizive, ai theksoi se situata aktuale mbetet e brishtë për shkak të mungesës së theksuar të besimit mes palëve, duke shprehur skepticizëm për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Sipas Kocit, edhe nëse arrihet një lloj armëpushimi apo marrëveshjeje e përkohshme, ajo nuk do të jetë në favor të Izraelit, pasi çështje kyçe si programi bërthamor dhe ai balistik i Iranit mund të mbeten të paprekura.

Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje të plotë, kapacitetet bërthamore dhe programet e dronëve të Iranit do të vijojnë të funksionojnë, duke e bërë situatën të papranueshme për Izraelin dhe duke rritur rrezikun për përshkallëzim të mëtejshëm.

Koci shtoi se një rol më aktiv i Bashkimi Evropian mund të ndikojë pozitivisht në proces, duke ushtruar presion diplomatik mbi Teheranin dhe duke ndihmuar në balancimin e negociatave, për shkak të pozicionit më neutral të BE-së në këtë konflikt.

Megjithatë, ai mbetet skeptik për një epilog pozitiv në këtë fazë, duke theksuar se dallimet mes palëve janë të thella dhe kërkojnë më shumë se sa bisedime të shkurtra për t’u zgjidhur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related