“E premtja e zezë”, e-Albania sërish jashtë funksioni

Data

Platforma shtetërore e-Albania vijon të përballet me probleme teknike, duke mos funksionuar edhe gjatë ditës së sotme, e cilësuar nga bizneset si “e premtja e zezë”.

Sipas raportimeve, sistemi SelfCare, që përdoret nga bizneset për një sërë shërbimesh administrative, ka pasur vështirësi që në mëngjes dhe më pas ka dalë plotësisht jashtë funksioni në mesditë, duke mos lejuar aksesin normal të përdoruesve.

Kjo situatë nuk është e re. Që prej fundit të vitit të kaluar, bizneset janë përballur vazhdimisht me ndërprerje të sistemit, i cili përdoret për procese të rëndësishme si:

  • fiskalizimi i faturave të importit
  • lëshimi i faturave për të vetëpunësuarit
  • rakordimet financiare

Mosfunksionimi i platformës krijon presion të shtuar ndaj ekonomistëve dhe bizneseve, të cilët mbeten të bllokuar në kryerjen e detyrimeve ligjore.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak të fundjavës së zgjatur dhe ditëve pushim, pasi sipas ankesave nuk ka përgjigje apo mbështetje nga institucionet përkatëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related