Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi se Donald Trump ka dhënë udhëzime të qarta për zhvillimin e negociatave me Iran.
Duke folur për mediat në Uashington, përpara nisjes drejt Pakistanit, Vance u shpreh optimist për ecurinë e bisedimeve, duke theksuar se pret rezultate pozitive.
Ai nënvizoi se negociatat synojnë uljen e tensioneve dhe arritjen e një marrëveshjeje mes palëve, duke sinjalizuar një qasje diplomatike në raportet mes SHBA-së dhe Iranit.
