Partia Demokratike ka akuzuar ministren Delina Ibrahimaj për përfitime të dyshimta nga fondet publike përmes projekteve të lidhura me familjen e saj.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Genta Vangjeli, tha se projekti “Delina n’Fest”, i njohur në dokumente si “Vjosa n’Fest”, ka përfituar rreth 200 mijë euro nga fondet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Sipas saj, projekti është zbatuar nga një shoqatë ku ministrja ka qenë e punësuar më parë dhe ku bashkëshorti i saj ka përfituar të ardhura gjatë zbatimit.
PD pretendon se rritja e bizneseve të lidhura me familjarët e ministres që prej vitit 2021 tregon një model përfitimi nga pushteti.
Në përfundim, opozita u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 17 prillit, duke kundërshtuar, sipas saj, korrupsionin dhe abuzimin me fondet publike.
