Dosja “Buka”, biznesmeni Fezollari paraqitet në GJKKO

Data

Biznesmeni Lirim Fezollari është paraqitur në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të dëshmojë për çështjen e njohur si “Buka”.

Fezollari është i pari në listën e dëshmitarëve të përcaktuar nga gjykata, në vijim të hetimeve që lidhen me ish-zyrtarin e lartë Arben Ahmetaj.

Sipas hetimeve të mëparshme të SPAK, biznesmeni dyshohet për përfshirje në afera që lidhen me privatizimin e kompanisë “Buka” sh.a.

Çështja lidhet me anulimin e një ankandi të zhvilluar në vitin 2015 për shitjen e aksioneve të kësaj kompanie, vendim i marrë në vitin 2018 nga Ahmetaj, por që sipas raportimeve nuk është reflektuar zyrtarisht.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related