Shqipëria po plaket. Sot gati 1 në 3 shqiptar është mbi 60 vjeç. Sipas të dhënave të CENS 2023 në vend jetojnë 667 mijë qytetarë të kësaj moshe dhe rreziku është që popullsia e plakur të shtohet edhe shumë, një kërcënim ky për ekonominë. Në vitin 2031, projeksionet tregojnë se për çdo 100 qytetarë në moshë pune, 35 prej tyre do të jenë të moshuar. Për këto arsye qeveria ka vendosur të mbështesë këtë kategori me lehtësi në taksa, në energji elektrike dhe stimulim punësimi.
Në dokumentin për politikat e moshimit dhe planin e veprimit 2025-2030, të miratuar nga qeveria, thuhet se do të ulet tatimi mbi pagën për të gjithë pensionistët që punojnë. Të paktën 30,000 individë kontribuues në moshë pensioni përfitojnë nga stimujt, si rishikim i kornizës ligjore në drejtim të uljes së normave të tatimit për të ardhurat e të punësuarve në moshë pensioni; Bonuse për qëndrueshmëri dhe performancë; Mbështetje për pensione private; Fleksibilitet të orareve të punës”, thuhet në dokument
