Policia e Shtetit arreston në Kakavijë 27-vjeçarin Klement Beqaj, i akuzuar për plagosjen me armë të bashkëshortit të partneres në Fier

Data

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Shtetit, pas rreth një viti në arrati, për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Fier.

Sipas policisë, shtetasi Klement Beqaj akuzohet për veprat penale “vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “armëmbajtje pa leje”. Ai dyshohet se në janar të vitit 2025 ka qëlluar me armë zjarri 42-vjeçarin Gledian Hoxhallari.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive personale, pasi Beqaj kishte krijuar një lidhje me bashkëshorten e viktimës. Në momentin e ngjarjes, 42-vjeçari po priste të takohej me bashkëshorten e tij, kur u sulmua me armë zjarri.

Pas krimit, autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe qëndroi në arrati për disa muaj, ndërsa partnerja e tij u vetëdorëzua më vonë në polici.

Arrestimi i Beqajt u bë në pikën kufitare të Kakavijës nga shërbimet e Policisë Kufitare. Gjykata kishte caktuar më herët ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related