Berisha: Rama është futur në rreth të kuq! Dosja “McGonigal” e ndjek si fantazëm

Data

Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Laç, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është “futur në rreth të kuq” dhe po “numëron ditët e fundit”.

Berisha theksoi se rezoluta e fundit e Partisë Popullore Europiane e cilëson Ramën si të lidhur me krimin.

Kryedemokrati u ndal më tej edhe te dosja “McGonigal”, duke thënë se kjo çështje po e ndjek Ramën si fantazmë dhe se “me thesin prej 250 mijë eurosh” që ka përdorur për të korruptuar ish-agjentin e FBI-së, fundi i tij do të jetë në burg.

“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related